Ka koleksinuar 2 mijë orë, koleksionisti i ndryshon manualisht akrepat çdo të diel të fundit të marsit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ka koleksinuar 2 mijë orë, koleksionisti i ndryshon manualisht akrepat çdo të diel të fundit të marsit

Një koleksionisti austriak iu deshën më shumë se dy deri në tre orë për të ndryshuar orën në orët e para të së dielës në 2000 orët që ka mbledhur ndër vite.

Ata që janë pak më të rritur e mbajnë mend detyrën e ndryshimit manual të orës në orët e shtëpisë. Kështu që ideja për të ndryshuar manualisht 2000 orë duket si një makth.

“Unë dhe gruas time na duhen dy deri në tre orë për të ndryshuar orën. Vitet e fundit na ka ndihmuar edhe Rosie. Kur mbarojmë jemi shumë të lumtur”, thotë koleksionisti Gerhard Wein.

Austriaku në pension ka në koleksionin e tij orë të të gjitha llojeve, të cilat i ka ruajtur në një bodrum të madh. Ai tha se këtë koleksion e ka nisur aksidentalisht disa vite më parë dhe që nga ajo kohë është duke e pasuruar vazhdimisht.

Advertisement

“10 vjet më parë isha ulur në një pikë ku hidheshin objekte dhe pashë që njerëzit hidhnin shumë ora. Pyesja veten se çfarë mund të bëja me to. Do të gjeja orë alarmi, orë dore dhe do t’i çoja në shtëpi. Kështu Fillova koleksionin tim. Kanë kaluar 10 deri në 12 vjet. Shikoni çfarë kam mbledhur, është e pabesueshme”, thotë Gerhard Wein. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy