Kanadaja vuan përmbytjet më të rënda në 500 vite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanadaja vuan përmbytjet më të rënda në 500 vite

Vankuveri duket sikur është shkëputur nga pjesa tjetër e territorit të Kanadasë, si pasojë e përmbytjeve historike që goditën këtë javë qytetin e tretë më të madh të vendit për nga numri i popullsisë.

Autoritetet shpallën gjendjen e katastrofës natyrore. Ekspertët thonë se përmasat e kësaj katastrofe janë më të mëdhatë 5 shekujve. Bilanci aktual është 1 i vdekur dhe 2 të zhdukur, por autoritetet thonë se shifrat ka gjasa të rriten.

Aktualisht po kryen kontrolle nëpër banesa e biznese, me të cilat reshjet ndërprenë çdo lloj komunikimi, duke dëmtuar edhe linjat e energjisë elektrike. Me mijëra janë banorët e evakuuar. Dëmet janë të konsiderueshme, kryesisht në infrastrukturë, për shkak të rrëshqitjeve të shumta të tokës të shkaktuara nga përmbytjet që kanë shkatërruar hyrjet  rrugore të Vankuverit.

Të dëmtuar janë edhe bujqit e fermerët, në tokat e të cilëve, niveli i ujit kapërceu katet e para. Ekipet e emergjencës po ndërhyjnë për të shpëtuar edhe bagëtitë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy