Kandidatit kurd nuk i njihet fitorja, plasin trazirat në Turqi pas humbjes së Erdoganit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kandidatit kurd nuk i njihet fitorja, plasin trazirat në Turqi pas humbjes së Erdoganit

Turqia është duke u përballur me trazira prej disa orësh në qytetet jug-lindore të vendit pas një vendimi të Komisionit Rajonal Zgjedhor për të mos njohur fitoren e kandidatit kurd për bashkinë e Van-it, e cila përbëhet nga një shumicë dërrmuese kurdësh.

Komisioni vendosi që të shpallë fitues kandidatin e partisë së Presidentit Erdogan që u rendit i dyti në zgjedhje në këtë bashki duke shkaktuar trazira në Van si edhe qytetet e tjera kurde, raporton Vizionplus.tv.

Abdullah Zeydan fitoi 55.48% të votave të elektoratit kundrejt 27.15% të votave të marra nga kandidati i Erdoganit, megjithatë Komisionit Rajonal Zgjedhor mori në konsideratë një ankesë të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, e cila pretendoi vetëm 5 minuta para përfundimit të orarit zyrtar të zgjedhjeve se ai nuk plotësontë kushtet për të kandiduar.

Drejtuesit e partisë kurde DEM, e konsideruan këtë një “grusht shteti” në shkelje të të gjitha ligjeve dhe të drejtave të vetëvendosjes së popullit përmes kutisë së votimit.

Advertisement

Më herët, bashkitë kurde ishin drejtuar për një periudhë kohen ga administrator shtetërorë pasi qeveria vendosi që të mos njohë kandidatët e zgjedhur përmes votës me arsyetimin se ata ishin mbështetës të Partisë Komuniste të Kurdistanit dhe pritej që në këto zgjedhje zhvillimet të futeshin në hulli normale politike dhe ligjore, por çfarë ndodhi në Van ka trembur kurdët, të cilët tani dyshojnë se e njëjta praktikë mund të ndiqet edhe në qytete të tjera.

Nisur nga kjo, mijëra të rinj janë derdhur nëpër rrugët e qyteteve dhe kanë djegur goma duke hedhur slogane kundër qeverisë.

Situata është mjaft e tensionuar në Turqi pasi Presidenti Erdogan humbi zgjedhjet lokale pas më shumë se dy dekadash në pushtet. Kandidatët e Erdoganit humbën zgjedhjet në Stamboll, Ankara, Izmir dhe qytete të tjera të mëdha. Edhe pse zgjedhje lokale, kjo konsiderohet një humbje e Erdoganit pasi ai e konsideroi një referendum duke e bërë vetë fushatën e kandidatëve të tij. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy