Kaos në Spanjë/ 4 viktima për shkak të stuhisë së borës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaos në Spanjë/ 4 viktima për shkak të stuhisë së borës

Rritet numri i viktimave për shkak të stuhisë së borës që goditi Spanjën. Mediat spanjolle raportojnë se deri tani kanë humbur jetën katër persona, dy në Madrid dhe dy në Malaga.

 

Në kryeqytet u desh ndërhyrja e ushtrisë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në makina. Qeveria u kërkon banorëve të qëndrojnë në shtëpi sepse Spanja po përballet me shqetësimin më të madh në 50 vjet.

 

Advertisement

Të paktën 50 fluturime në Madrid, Malaga, Tenerife dhe Ceuta janë anuluar. Shërbimet hekurudhore me shpejtësi të lartë midis kryeqytetit dhe qyteteve të Alicante dhe Valencia janë pezulluar, ashtu si edhe shërbimet e autobusëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy