
Një folëse lajmesh është kërcënuar nga një burrë i maskuar, i cili pretendon se është pjesë e kartelit të drogës në Meksikë. Ai e ka kërcënuar atë përmes një video, dhe shkak është bërë “raportimi i padrejtë”.
Sipas tij, televizioni po favorizonte të ashtuquajturat grupe të vetëmbrojtjes që po luftojnë me kartelin Jalisco në shtetin Michoacan. Ai veçoi spikeren Mileno Azucena Uresti, duke e kërcënuar se do ta vriste.
Advertisement
Përfaqësuesi i kartelit Jalisco tha në mesazh se ai nuk donte të pengonte lirinë e shprehjes, por thjesht donte që mbulimi të ishte i barabartë.