Kastriot Islami: Sot është një nga ditët më të trishtueshme për ne që jemi kundër së keqes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kastriot Islami: Sot është një nga ditët më të trishtueshme për ne që jemi kundër së keqes

Për prishjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar edhe Kastriot Islami.

Reagimi i Islamit

Bashkëqytetarët e mi të dashur,

Sot është një nga ditët më të trishtueshme për ne të gjithë që jemi kundër së Keqes. Për demokracinë e brishtë e të dobët shqiptare. Për të ardhmen tuaj europiane që e kërkoni me pasion e ngulm prej 30 vjetësh. Për mirëqënien e familjeve dhe fëmijve tuaj. Miqtë e mi, Mos u dëshpëroni! Ky është vetëm fillimi i vështirë i fundit të KEQES që ka marrë peng vëndin.

Sot, fatkeqësia që është mbi ne të gjithë ishte e pritshme sepse ndërhyrja e sotme ishte e programuar, ishte policore, ishte e dhunshme, e armatosur deri në dhëmbë. Ndërkohë për shumë nga ju, veprimi i sotëm ishte edhe befasues, tinzar, hileqar, në mes të natës e në momentin kur shqiptarëve ju duhet të mbrohen nga një “armik i padukshëm” vrastar. Po ashtu veprimi i sotëm ishte i paimagjinueshëm për qytetarët e një vendi demokratik, për qytetarët e një vendi që kanë rrëzuar diktaturën më të egër në Europë, për qytetarët e një vendin anëtar të NATO-s dhe që përgatitet të bëhet anëtare e Bashkimit Europian!!

Advertisement

Të dashur miq,

Ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm se veprimi i natës së mbrëshme nuk ishte thjesht për të prishur Teatrin por është produkt i frikës ekstreme të rregjimit të interesave të hajdutërisë, korrupsionit, krimit e të oligarkisë nga humbja e pushtetit, i babëzisë së kësaj bande për pasuri të paligjshme dhe tmerri i ndëshkimit popullor që po afron me shpejtësi.

Kam shumë besim se urrejtja ndaj populit dhe qyetarëve përfundimisht do të zhduket sepse fundi i diktatorit është i sigurtë, dhe fuqia që ai ju ka marrë qyetarëve do të kthehet në ditët e javët në vijim përsëri te qytetarët. Për sa kohë njerëzit vdesin, liria nuk mund të shuhet, nuk mund të humbasë, nuk mund të dhunohet, nuk mund të burgoset, nuk mund të vritet. Nuk mund të mos them edhe dicka edhe për ata policsë e sidomos ata ushtarë të armatosur deri në dhëmbë që kanë ushtruar dhunë mbi artistët, gazetarët, vajzat dhe djemtë e rinj..!

Mos iua jepni shpirtin këtyre brutalëve, barbarëve, hajdutëve. Atyre që në realitet tallne me ju, ju përçmojnë, ju përdorin si skllevër, ju trajtojnë si bagëti. Mos ua jepni jetën këtyre qenieve çnjerëzore, këtyre mashtruesve dhe gënjeshtarëve që kërkojnë tju shplajnë trurin e helmojnë zemrën për tju përdorur si mish për top. Ju nuk jeni dhe s’mund të jeni thjesht makineri e armë në duart e tyre. Ju s’mund dhe s’duhet të silleni si skllevër.

Advertisement

Ju jeni si të gjithë shqiptarët e varfër e të ndershëm që luftojnë për drejtësi e ndershmëri dhe e që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa… Ju nuk keni e s’mund të keni urrejtje kundër qytetarëve përballë jush në protestë. Prandaj mos i zbatoni urdhërat e verbër e cnnjerzorë, mos luftoni për skllavërinë por bashkohuni me betejën qytetare për liri, për demokraci, për integrim në Europë.

Miqtë e mi…

Vlerësime, përgëzime dhe mbështetje e maksimale për angazhimin e kontributin e gjithseicilit deri më sot. Ai është i domosdoshëm, por mesa duket ende i pamjaftueshëm. Prandaj, mblidhuni dhe bëhuni sa më shumë! Bashkohuni me zemër, mëndje dhs shpirt rreth të njëjtit vlerësim, qëndrim e veprim! Sot! Pa asnjë vonesë, se nesër mund të jetë edhe më e vështirë!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy