Këmbanë alarmi në Evropë, shërbimet e sigurisë dyshojnë për sabotazh rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këmbanë alarmi në Evropë, shërbimet e sigurisë dyshojnë për sabotazh rus

Shërbimet e sigurisë në të gjithë Evropën janë në gatishmëri të lartë për probabilitetin se Rusia mund të kryejë një “fushatë” sabotazhi në Evropë.

Dyshimet për sabotazh rus u ngritën pas një sërë incidentesh në Balltik, Gjermani, Britani dhe Poloni. Një zjarr pak ditë më parë në rrjetin e dyqaneve Ikea në Vilnius të Lituanisë nuk kishte tërhequr shumë vëmendje derisa kryeministri polak, Donald Tusk, pretendoi se mund të ishte rezultat i sabotimit.

Pas kësaj u aludua për pretendime të ngjashme për zjarr në lindje të Londrës, një zjarr në qendrën tregtare më të madhe të Polonisë, një përpjekje sabotimi në Bavari, Gjermani dhe mbishkrime antisemite në Paris.

Ndërsa nuk ka asnjë provë që ndonjë nga këto incidente është i koordinuar, shërbimet e sigurisë besojnë, sipas një raporti të gjerë të Guardian, se ato mund të jenë pjesë e një përpjekjeje të Moskës për të destabilizuar Perëndimin si pjesë e mbështetjes ushtarake dhe ekonomike që merr Ukraina në luftë.

Advertisement

Është i tillë shqetësimi që këto sulme hibride mund të jenë vepër e Rusisë, saqë çështja u ngrit në një samit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes në Bruksel këtë javë, me zyrtarë të sigurisë në Holandë, Estoni dhe Lituani që paralajmëruan për dobësi.

Një ministër, i cili kërkoi të mos t’i përmendet emri, konfirmoi se ekziston shqetësimi për “sabotazh të organizuar, financuar dhe kryer nga përfaqësues të rusëve”./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy