Kërcënimi rus: Europa mund t’i rikthehet konfrontimit ushtarak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërcënimi rus: Europa mund t’i rikthehet konfrontimit ushtarak

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se Europa mund të rikthehet tek ai që e quajti “makthi i konfrontimit ushtarak”. Gjatë një konference për sigurinë në Suedi, ku u takua me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, Lavrov shpalosi idenë e një pakti të ri europian për sigurinë, që do të përpiqej  të ndalonte zgjerimin e infrastrukturës së NATO-s më në lindje.

“Infrastruktura ushtarake e aleancës po zgjerohet në mënyrë të papërgjegjshme, duke ju afruar kufijve rusë ne Rumani dhe Poloni, e duke pozicionuar sisteme anti-raketore që mund të përdoren për sulme. Raketa amerikane me rreze të mesme veprimi do të shfaqen shpejt në Europë, duke rikthyer skenarin e një konfrontimi ushtarak”, tha Lavrov.

Sakaq, sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken  paralajmëroi për pasoja serioze, nëse Rusia do të kërkojë konflikt me Ukrainën.

“Nëse Rusia do të vendosë të zgjedhje konfrontimin pasojat do të jenë të rënda. Në të njëjtën kohë qe në po diskutojmë mbi këtë çështje, ne kemi edhe interesa të përbashkëta siç është ai për të mos lejuar iranin të sigurojë armë bërthamore”, u shpreh Blinken.

Advertisement

Blinken tha se mënyra më e mirë për të shmangur krizën ishte përmes diplomacisë, dhe I bëri thirrje Rusisë të tërheqë trupat e pozicionuara në kufi.

Rusia ka shtuar praninë ushtarake në kufirin me Ukrainën, duke pozicionuar atje mbi 90 mijë trupa sipas Kievit. Autoritetet ruse mohojnë pretendimet se po përgatisin një sulm në Ukrainë dhe akuzojnë Kievin për rritje të pranisë ushtarake. Ndërsa tensionet rriten çdo ditë, Moska tha të enjten se kishte arrestuar 3 persona qe dyshohet të jenë agjentë të shërbimeve sekrete ukrainase.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy