Kërcënojnë luftëtarët e Wagner pas vdekjes së Prigozhin: Bëhuni gati, ne po vijmë (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërcënojnë luftëtarët e Wagner pas vdekjes së Prigozhin: Bëhuni gati, ne po vijmë (VIDEO)

“Bëhuni gati, po vijmë”. Ky është mesazhi kërcënues që kanë dhënë luftëtarët e Wagner-it, pas vdekjes Yevgeny Prigozhin.

 

Tre luftëtarë, që duken të maskuar, në videon e tyre kanë shuar kuriozitetin e njerëzve se çfarë do të ndodhë tashmë me grupin Wagner.

 

Advertisement

Po flitet shumë tani për atë që do të bëjë grupi Wagner. Po ju themi një gjë që kemi vendosur, bëhuni gati për ne”, thuhet në video.

 

Ndërkohë që ditën e djeshme një burim që konsiderohet mjaft i afër me grupin mercenar Wagner e cilëson vdekjen e Yevgeny Prigozhin, si rezultat të veprimeve të tradhtarëve rusë.

 

Advertisement

 

Kreu i Grupit Wagner, një hero i Rusisë, një patriot i vërtetë, Yevgeny Viktorovich Prigozhin, u vra si rezultat i veprimeve të tradhtarëve në Rusi”, thuhej në një postim të “Grey Zone”, një llogari në platformën Telegram, që është e afërt me Wagnerin dhe ka postuar herë pas  here mesazhe të filmuara të liderit të kompanisë mercenare.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy