Kërcënon të karantinojë turistët, plas” lufta” mes Spanjës dhe Britanisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërcënon të karantinojë turistët, plas” lufta” mes Spanjës dhe Britanisë

Qeveria spanjolle është përballur me një rrebesh kritikash pasi kërcënoi t’i detyronte pushuesit britanikë të hyjnë 14 ditë në karantinë. Kjo në fakt ishte një masë shpaguese ndaj asaj të vetë Londrës që paralajmëron të izolojë për dy javë çdo person që vjen nga jashtë.

Një luftë verbale ka shpërthyer tani, dhe ankesa ndaj Madridit zyrtar kanë edhe krerë vendas të turizmit. Spanja pritet t`ia hapë në 21 qershor kufijtë rezidentëve britanikë dhe pjesëtarëve të zonës Shengen e të hiqte kësisoj edhe politikën e detyruar të karantinës.

Më shumë se 18 milionë britanikë e zgjedhin këtë vend për të kaluar pushimet e tyre dhe zona si Costa del Sol varen shumë nga turizmi anglez. Francisco Salado, drejtues i turizmit në këtë rajon, tha se Madridi po “luan shah” dhe se e ka treguar gjatë muajve të fundit se nuk di ta menaxhojë industrinë e turizmit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy