Kërpaçi: S’do lejojmë që një i çmendur të na çmendë të gjithë, do luftoj dhëmbë më dhëmbë, s’i trembem policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërpaçi: S’do lejojmë që një i çmendur të na çmendë të gjithë, do luftoj dhëmbë më dhëmbë, s’i trembem policisë

Në një intervistë për Report Tv, ish- deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka deklaruar se është në këtë protestë për të ardhmen e saj, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë, kundër kësaj qeveria.

“Ka një prezencë të jashtëzakonshme, kjo pjesëmarrje është një thirrje e madhe që shkon për çdo qytetar për t’u zgjuar sepse koha është sot, nuk lejojmë që një i çmendur të na çmend të gjitha!

Ky bashkim i madh është një thirrje se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Jam bashkuar thirrjes së Aleancës, çdo skenar, çdo orar do të varet nga ata, se ato janë organizator, bashkimi jonë është një ‘jo’ e madhe ndaj kësaj qeverie, për një të ardhme më e mirë. Nuk mund të lejojmë që ajo që ndodhi me Teatrin, në mënyrën më frikacake, të shemben ëndrrat e rinjve dhe e ardhmja jonë.

Advertisement

Nuk i trembet shoqërimit të policisë, dhe as Ramës, jam një e re me ëndrra dhe idelale. Do përballem dhëmbë më dhëmbë, sy më sy, me çdo qeveritar që guxojnë të dhunojnë gratë,me vajzat dhe qytetarët. Është koha që të largohet një orë më para”, tha Kërpaçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy