Një tjetër video e dhunës së policisë trondit SHBA-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një tjetër video e dhunës së policisë trondit SHBA-në

Ndërsa në SHBA protestat kundër abuzimit ndaj afro-amerikanëve sa vijnë e shtohen duke e tensionuar situatën, një video e publikuar në media, pritet që ta acarojë edhe më shumë situatën.

Videoja ka tronditur opinionin publik, pasi aty tregohet se si një afro-amerikan vdiq pas agresionit të policisë në Tacoma, Washington.

Sipas “New York Times”, video u filmua nga një grua që ishte pas makinës së policisë, ndërsa dëgjohet duke bërtitur: “Stop, mos e godit, oh Zoti im ndaloje”.

Advertisement

Episodi daton më tre mars të këtij viti dhe viktima quhet Manuell Ellis. Ndërkohë në Uashington 1 milion protestues pritet të marshojnë kundër racizmit dhe në favotr të George Floyd.

Burri u përplas në tokë nga goditjet e agjentëve deri sa humbi jetën, ndërsa për policinë sulmi u bë nga viktima.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy