Strehon 75 protestues në shtëpinë e tij pas ofensivës së Policisë në SHBA (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Strehon 75 protestues në shtëpinë e tij pas ofensivës së Policisë në SHBA (VIDEO)

Strehon 75 protestues në shtëpinë e tij pas ofensivës së Policisë në SHBA (VIDEO)Një burrë në qytetin e Uashington u hapi derën e shtëpisë dhjetra protestuesve që ishin rrethuar nga policia, pas nisjes së shtetrrethimit dhe mesymjes së policisë në kryeqytetin e SHBA. Sipas raportimeve, në ora 06.00 të mëngjesit kur skadoi koha e ndalim-qarkullimit, më shumë se 60 njerëz dolën nga shtëpia e tij tre-katëshe duke brohoritur e duke duartrokitur të zotin e saj Rahul Dubey.

Dubey, një 44-vjeçar indiano-amerikan, reagoi instinktivisht kur policia po shpërndante me dhunë protestuesit. Një nga protestuesit, 22 vjeçari Meka, tha se po protestonte paqësisht kur policët bllokuan të dyja daljet e rrugës Swann Street në veriperëndim të qytetit.

Ai thotë se policia nisi të mësyjë ndaj tyre, duke i shtyrë e duke goditur, duke përdorur ‘spraj’ djegës dhe duke mos i lënë të largoheshin. Në këtë moment Dubey që po ndiqte skenën nga hyrja e tij, hapi dyert e shtëpisë 500 metra katrorë. Ai tashmë po quhet “hero” dhe “legjendë absolute” për aktin.

“Hapa dyert dhe duke u mbajtur te parmaku nisa të shtyj njerëzit drejt shtëpisë”, tha ai për revistën Esquire. “Ishte si një tsunami njerëzish që policët po shtynin në rrugën time, dhe e gjithë përmbytja po hynte në shtëpi. Unë i thoja “Hyni brenda, hyni brenda, Ngjituni lart”.

Advertisement

Dhuna e policisë u përshkallëzua pasi presidenti Donald Trump u dha një paralajmërim të ashpër protestuesve që nga shumë në vend u interpretuar si shpallje lufte. Trump i përshkroi një pjesë të protestuesve si “anarkistë profesionistë, turma të dhunshme, zjarrvënës, grabitës, Antifa e të tjera”.

Police have pinned us down at 15th St & Swann St NW. Several flash bangs used earlier to disperse the crowd. Very tense. #dcprotest pic.twitter.com/mZvWKJpFXX

— Ken Duffy (@KenDuffyNews) June 2, 2020

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy