Kina: Po t’i dinim planet e Rusisë, do të përpiqeshim të ndalonim luftën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina: Po t’i dinim planet e Rusisë, do të përpiqeshim të ndalonim luftën

“Kina nuk dinte asgjë për planet e Rusisë për Ukrainën. Nëse ajo do ta dinte këtë, do të kishte bërë ç’të mundej për t’i ndaluar ata”. Kështu është shprehur ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara, Qin Gang, në një shkrim në Washington Post, duke mohuar pretendimet për dijeninë e Kinës në këtë agresion.

“Ka pasur pretendime se Kina ishte në dijeni të aksionit ushtarak rus dhe do t’i kishte kërkuar Moskës ta shtynte atë deri në fund të Lojërave Olimpike Dimërore”, thuhet në artikullin e nënshkruar nga diplomati dhe me titull “Ku jemi? Ukraina”.

“Zëra të tjerë pohuan gjithashtu se Rusia po kërkonte ndihmë ushtarake nga Kina,” vazhdon ai.

Duke i quajtur të pavërteta këto zëra ai thotë se këto deklarata shërbejnë vetëm për të hedhur baltë mbi Kinën. Sipas tij konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është i mirë për Kinën dhe nëse Kina do të ishte në dijeni do ta kishte parandaluar.

Advertisement

“Më lejoni ta them këtë me përgjegjësi: pretendimet se Kina ishte në dijeni, pranoi ose mbështeti në heshtje këtë luftë janë thjesht dezinformata. Të gjitha këto deklarata shërbejnë vetëm për të shkarkuar fajin dhe për të hedhur baltë mbi Kinën. Në Ukrainë kishte më shumë se 6000 qytetarë kinezë.

Kina është partneri më i madh tregtar i Rusisë dhe Ukrainës dhe importuesi më i madh i naftës bruto dhe gazit natyror në botë. Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është i mirë për Kinën. Nëse Kina do ta dinte për krizën e afërt, ne do të kishim bërë të pamundurën për ta parandaluar atë”, siguroi ambasadori.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy