Kina rrit buxhetin për ushtrinë/ 225 miliardë dollarë shpenzime për mbrojtjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina rrit buxhetin për ushtrinë/ 225 miliardë dollarë shpenzime për mbrojtjen

Kina do të rrisë shpenzimet ushtarake me më shumë se 7% këtë vit, ndërsa ka paralajmëruar se kërcënimet nga jashtë, janë gjithmonë në rritje. Lajmi është bërë i ditur, përmes një drafti të publikuar nga Ministria e Financave.

 

Me rritjen e fundit, buxheti ushtarak shkon rreth 225 miliardë dollarë, rritje kjo e konsiderueshme krahasuar me ato të viteve të kaluara, megjithatë më e vogël se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Advertisement

Ky vendim i Pekinit, vjen në një moment kur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, janë tensionuar shumë, për shkak të konfliktit për Tajvanin dhe balonat e spiunazhit.

 

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht, se Kina mund të pushtojë Tajvanin në vitet e ardhshme. Pekini ka ndërmarrë veprime që demonstrojnë forcën ushtarake ajrore dhe detare rreth Tajvanit, duke përfshirë edhe lëshimin e raketave balistike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy