Kina urdhëron SHBA-në të mbyll konsullatën në Chengdu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina urdhëron SHBA-në të mbyll konsullatën në Chengdu

Kina urdhëroi SHBA-në që të mbyll konsullatën e saj në provincën jug-perëndimore kineze Sichuan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Kinës tha në një deklaratë se informuan Ambasadën Amerikane në Pekin për vendimin e saj për tërheqjen e pëlqimit për krijimin dhe funksionimin e Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Chengdu.

“Ministria gjithashtu bëri kërkesa specifike për ndërprerjen e të gjitha operacioneve dhe ngjarjeve nga Konsullata e Përgjithshme”, thanë nga MPJ e Kinës.

Ky veprim vjen si hakmarrje pas vendimit të SHBA-së për të mbyllur konsullatën kineze në Texas

Advertisement

“Veprimi i SHBA-së shkeli seriozisht ligjin ndërkombëtar, normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kushtet e Konventës Konsullore Kinë-SHBA. Ajo dëmtoi rëndë marrëdhëniet Kinë-SHBA”, thuhet në deklaratë, ku gjithashtu shtohet:

“Masa e ndërmarrë nga Kina është një përgjigje e ligjshme dhe e nevojshme ndaj veprimit të pajustifikuar të SHBA-së. Masa përputhet me të drejtën ndërkombëtare, normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe praktikat e zakonshme diplomatike”.

Në deklaratën e MPJ-së kineze thuhet se situata aktuale në marrëdhëniet Kinë-SHBA nuk është ashtu siç dëshiron ta shohë Pekini zyrtar dhe se Washingtoni zyrtar është përgjegjës për të gjitha këto.

Kina gjithashtu i kërkoi SHBA-së që të tërheqë menjëherë vendimin e saj dhe të krijojë kushtet e nevojshme për të rikthyer marrëdhëniet dypalëshe në rrugë të mbarë.

Advertisement

Të mërkurën, Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi mbylljen e Konsullatës Kineze në Houston dhe tha se vendimi ishte marrë “me qëllim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale amerikane dhe informacionit privat amerikan”.

Kina urdhëron SHBA-në të mbyll konsullatën në Chengdu shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy