Kina vë në punë trenin më të shpejtë në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina vë në punë trenin më të shpejtë në botë

Një tren super i shpejtë pasagjerësh që udhëton me shpejtësi 600 km/orë, bëri debutimin e tij në Qingdao, Kinë. Krijuar nga korporata shtetërore Kineze e Hekurudhave, ai konsiderohet si treni më i shpejtë në botë.

 

Mjeti përdor teknologjinë ‘maglev’ të super-përçimit (HTS) në temperatura të larta, e përdorur dhe në trenat maglev në Gjermani dhe Japoni.

 

Advertisement

Treni duket se “fluturon” falë një force elektromagnetike që e bën atë të rrëshqasë mbi shina.

 

Zëvendës menaxher i përgjithshëm dhe kryeinxhinieri, Liang Jianying, tha gjithashtu se treni shkakton nivele të ulëta të zhurmës dhe kërkon më pak mirëmbajtje sesa trenat e tjerë me shpejtësi të lartë. Grupi prodhues ka deklaruar më herët se ky version ka strukturë më të thjeshtë, prandaj është më i lirë për t’u prodhuar dhe vënë në funksion.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy