Kishte mbushur makinën me para, policia ndalon shqiptarin në Itali, i sekuestron 65 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishte mbushur makinën me para, policia ndalon shqiptarin në Itali, i sekuestron 65 mijë euro

Një shqiptar është ndaluar nga policia italiane, pasi në një makinë që nuk ishte e tij kishte me vete 64 800 euro.

29-vjeçari shqiptar ishte banues në Bullgari dhe u ndalua në via Maschere Bergamasche, pranë supermarketit Famila. Oficerët e kishin vënë re tashmë makinën, një Mini Countryman, dhe kishin dyshime për lëvizjet e tij.

I riu nuk ishte në gjendje të justifikonte bindshëm as pse përdorimin e makinës, e cila dukej se ishte e regjistruar në një kompani të Villongos dhe as pse kishte me vete një shumë kaq të madhe parash.

29-vjeçari u përgjigj duke thënë se makinën ia kishte dhënë hua një mik dhe se paratë vinin nga një fitim në një faqe bastesh online.

Advertisement

Për këtë arsye efektivët kanë vendosur sekuestrimin e parave dhe automjetit, ndërsa shqiptari është proceduar. /vizionplus.tv

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy