Policia franceze ndalo një çift dy javë më parë në Brest, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre u gjet një shumë prej 134 mijë eurosh e padeklaruar.
Gjatë ndalimit 40-vjeçari me origjinë shqiptare i tha policisë se i kishte marrë paratë se donin të blinin një makinë në Spanjë dhe se nuk e kishin idenë se sa ishte shuma që kishin me vete.
“Po, por ne nuk e dimë se sa kemi” ishte përgjigja e tyre. Gjithashtu burri deklaroi se shumën që kishte në makinë do ta dorëzonte në nëj parging në Barcelonë dhe për këtë do të paguhej me 1500 euro.
Gjykata e liroi të gruan, ndërsa burrin e dënoi burrin me 18 muaj burg menjëherë, i konfiskoi paratë dhe i vendosi dy gjoba prej 134,655 € dhe 67,327 €.
Advertisement