Kokteji i antitrupave që përdori Donald Trump, nis të përdoret në spitalet e Britanisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kokteji i antitrupave që përdori Donald Trump, nis të përdoret në spitalet e Britanisë

Autoritetet shëndetësore në Britaninë e Madhe bëjnë me dije se kokteji i antitrupave që iu dha ish presidentit Donald Trump vitin e shkuar do të përdoret për pacientët më të rrezikuar nga koronavirusi në javët e ardhshme.

Muajin e kaluar, Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid e përshkroi  “Ronapreve” si trajtimin e parë të krijuar posaçërisht për të luftuar Covid-19 që do të marrë miratimin e autoriteteve rregullatore të barnave në Britani.

Departamenti për Shëndetin dhe Kujdesin Social tha së fundmi se kjo përzierje antitrupash do të ndihmonte shumë njerëz, por në plan të parë do të ishin ata që kanë vështirësi të krijojnë antitrupa ndaj Covid-19.

Qeveria britanike tashmë ka blerë mjaftueshëm doza nga ky ilaç për të trajtuar pacientët në spitale duke filluar nga java e ardhshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy