Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ministri Hasani në Këshillin e Sigurimit: Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ministri Hasani në Këshillin e Sigurimit: Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka folur ditën e sotme në Këshillin e Sigurimit. Në Këshill u zhvillua një debat i nivelit të lartë për situatën në Lindje e Mesme.

 

Në takim, ishte edhe sekretari Amerikan i shtetti si edhe ministrat e Jashtëm të Izraelit dhe Palestinës.

 

Advertisement

Shqipëria mbështet Izraelin në të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje. Ne besojmë se ekziston një mënyrë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e Izraelit.

 

Duhet marrë çdo masë paraprake për të mos dëmtuar civilët. Hamasi priste që bota të kthehej kundër Izraelit, ne nuk duhet të mashtrohemi.

 

Advertisement

Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste. Qëllimi i Hamasit nuk është të mbrojë palestinezët, veprimet e tyre nuk i përfaqësojnë ata

 

Palestinezët duhet të jenë të parët që kundërshtojnë aktet e tmerrit. Hamasi po ua mohon atyre të tashmen, po u vjedh të ardhmen. Ne jemi të shqetësuar nga një rritje e frikshme e ndjenjave antisemite

 

Advertisement

Nuk duhet të qëndrojmë indiferentë përballë thirrjeve që vijnë nga narrativa naziste. Duhet të reagojmë kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e përçarjes dhe diskriminimit.

 

Situata humanitare në Gaza është dramatike. Dënojmë sulmin në spitalin Al-Ahli dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë për përgjegjësisë. Mirëpresim marrëveshjet për kalimin e autokolonave humanitare në Gaza. Nevojat janë shumë herë më të larta, por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Ndihma humanitare për civilët duhet të vazhdojë pa pengesa.

 

Advertisement

Mirëpresim lirimin e pengjeve nëpërmjet asistencës. Të shmanget përhapja e konfliktit që do të tensiononte të gjithë Lindjen e Mesme. Dënojmë sulmet e Hezbollahut mbi Izraelin, bëjmë thirrje që të përmbahen nga veprimet e paprovokuara. Retorika provokuese nuk ndihmon, të përcjellim mesazhe kujdesi dhe përgjegjësie.  Izraeli ka nevojë për siguri dhe meriton siguri

 

Palestinezët kanë nevojë dhe e meritojnë shtetin e tyre.  Çështja e Palestinës nuk duhet të vazhdojë të mbetet një punë e papërfunduar. Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për të dyja kombet, për të dyja shtetet. Shqipëria mbështet projekt-rezolutën e SHBA-ve, që trajton të gjitha çështjet përkatëse”, tha ndër të tjera Hasani.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy