Korea e Jugut mund t’i prishë planet botës, ri-infektohen 91 “të shëruar”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Korea e Jugut mund t’i prishë planet botës, ri-infektohen 91 “të shëruar”Zyrtarët e Koresë së Jugut të Premten raportuan se 91 pacientë që mendoheshin se ishin shëruar nga COVID-19 kishin rezultuar përsëri pozitivë në testet e tyre.

Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), tha për një konferencë se virusi mund të jetë “riaktivizuar” raporton Reuters.

Zyrtarët shëndetësorë të Koresë së Jugut thanë se mbetet e paqartë se çfarë fshihet pas këtij trendi ndërsa hetimet epidemiologjike janë ende në zhvillim e sipër.

Perspektiva që njerëzit të riinfektohen nga virusi është shqetësim ndërkombëtar, pasi shumë vende shpresojnë se popullsitë e infektuara do të zhvillojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar ringjalljen e pandemisë.

Advertisement

“Numri vetëm do të rritet, 91 është vetëm fillimi” tha Kim Woo-joo, profesor i sëmundjeve infektive në Spitalin Guro University University.

Sipas ekspertëve rasti në fjalë mund të ketë shkak edhe gabimin në testimin e parë kur këta pacientë kanë rezultuar se janë shëruar. Ata shtojnë se mbetje të virusit mund të jenë ende në sistemet e pacientëvve por jo të rrezikshme aq sa për të infektuar të tjerët.

Vetë Jeong tha se ka më shumë mundësi që virusi të jetë riaktivizuar tek këta pacientë sesa ata të jenë infektuar përsëri. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy