Koreja e Jugut akuzon kishën për përhapjen e COVID, i kërkon 4 mln dollarë dëmshpërblim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koreja e Jugut akuzon kishën për përhapjen e COVID, i kërkon 4 mln dollarë dëmshpërblim

Autoritetet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seuli, kanë thënë këtë të premte se do të kërkojnë 4 milionë dollarë dëmshpërblim kundër një kishe për shkaktimin e përhapjes së koronavirusit.

Një valë e re infeksionesh shpërtheu në një kishë, anëtarët e së cilës morën pjesë në një protestë të madhe në qendër të Seulit në mes të gushtit. Prej atëherë, ky qytet është bërë vatër e koronavirusit.

Zyrtarët e Seulit thanë se do të zhvillojne një proces gjyqësor kundër Kishës Sarang Jeil dhe udhëheqësit të saj, Rev. Jun Këang-hoon, duke i akuzuar ata për shkeljen e masave për parandalimin e COVID.

Koreja e Jugut akuzon kishën për përhapjen e COVID, i kërkon 4 mln dollarë dëmshpërblim shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy