Koreja e Veriut kryen testime të reja të raketave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koreja e Veriut kryen testime të reja të raketave

Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash në orët e para të së mërkurës, përfshirë edhe një raketë të dyshuar balistike ndërkontinentale. Lëshimi i raketave ndodhi disa orë pasi presidenti amerikane, Joe Biden, u largua nga Azia pas një vizite në këtë kontinent.

 

Tri raketa – përfshirë edhe një raketë të dyshuar balistike ndërkontinentale – u lëshuan nga zona Sunan në Phenjian, tha Koreja e Jugut, ku një bazë ajrore është bërë një vend kyç për testimin e armëve nga Veriu.

 

Advertisement

Gjatë këtij viti, Koreja e Veriut ka kryer pothuajse 20 testimeve të raketave. Pas testimit të 25 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut, si kundërpërgjigje kryen stërvitje të përbashkëta ajrore, teksa të dy shtetet kritikuan atë që thanë se janë “provokime” të vazhdueshme nga shteti që ka armë bërthamore.

 

Testimet janë “veprim i paligjshëm që drejtpërdrejt shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Qeveria në Seul pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u kryesua nga presidenti i ri, Yoon Suk-yeol.

 

Advertisement

Shtetet e Bashkuara dënuan testimet “destabilizuese” dhe i bën thirrje Phenjanit të “angazhohet në dialog të qëndrueshëm dhe thelbësor”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

 

Shtabi i ushtrisë së Koresë së Jugut përmes një deklarate tha se kanë “detektuar raketa balistike të lëshuara nga zona Sunan drejt Detit Lindor”, një referencë për Detin e Japonisë.

“Raketa e parë balistike që dyshohet të jetë raketë balistike ndërkontinentale] kishte një rreze prej rreth 360 kilometrash dhe një lartësi prej 540 kilometrash”, u tha në deklaratë.

Advertisement

 

Raketa e dytë “u zhduk në lartësinë prej 20 kilometrash” dhe raketa e tretë – që dyshohet të ketë qenë raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi – udhëtoi afër 706 kilometra në një lartësi prej 60 kilometrash.

 

Gjatë vizitës në Korenë e Jugut, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij jugkorean, Yoon Suk-yeol, u pajtuan që të shtojnë masat frenuese ndaj Koresë së Veriut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy