minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Koronavirusi do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë” - Struga.info


“Koronavirusi do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Koronavirusi do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë”

Një ekspert kinez i sëmundjeve infektive ka paralajmëruar se “koronavirusi i ri do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë”.

Profesor Feng Lushao, i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i tha medias shtetërore kineze se Covid-19 “do të bashkëjetojë me ne për një kohë të gjatë”.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës dhe të mësohen me normalitetin e ri, që përfshin kontrolle të shpeshta për virusin.

Sipas autoriteteve kineze, Covid-19 ka prekur rreth 84 000 persona dhe ka shkaktuar mbi 4600 viktima.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy