Maqedoni: Pas një kohe të gjatë, numri i të shëruarve më i madh se i të infektuarve me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për herë të parë pas një kohe të gjatë në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të shëruar nga coronavirusi është treshifror dhe më i madh se i rasteve të reja.

Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 123 pacientë të cilët e kanë mposhtur COVID-19, prej të cilëve shumica janë nga Kumanova (92). Nga Shkupi janë 17, Tetova 4, Resnja 5, Shtipi 2 dhe nga një janë shëruar në Prilep, Veles dhe Kërçovë.

Me 123 rastet e sotme të të shëruarve, numri i përgjithshëm i personave të cilët e kanë fituar betejën me coronavirusin shkon në 2598.

Nga ana tjetër, raste të reja sot në Maqedoni u regjistruan 120 dhe katër viktima.

Advertisement

Theksojmë se numri i përgjithshëm i personave të infektuar që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni ka arritur në 6454, ndërsa raste aktive janë 3550./Telegrafi/

Maqedoni: Pas një kohe të gjatë, numri i të shëruarve më i madh se i të infektuarve me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy