Numër rekord i të shëruarve: 336 pacientë e mposhtin COVID-19 brenda një dite në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Numër rekord i të shëruarve: 336 pacientë e mposhtin COVID-19 brenda një dite në Maqedoni

Numër rekord i personave të shëruar nga COVID-19, brenda një dite në Maqedoninë e Veriut.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit coronavirusin e kanë mposhtur 336 persona, shumica e të cilëve janë nga Shkupi (113).

Më pas në Kumanovë-28, Dibër-8, Shtip-15, Prilep-1, Tetovë-40, Strugë-52, Veles-1, Ohër-57, Kavadar-1, Gostivar-8, Kriva Pallankë-4, Koçani-1, Probishtip-1, Vallandovë-2 dhe Resnjë-4.

Lexo po ashtu:

Regjistrohen 205 raste me coronavirus në Maqedoni

Advertisement

Me rastet e sotme të të shëruarve, numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur coronavirusin shkon në 3960.

Nga ana tjetër janë regjistruar edhe 368 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Advertisement

Kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 7777, ndërsa raste aktive janë 3449./Telegrafi/

Numër rekord i të shëruarve: 336 pacientë e mposhtin COVID-19 brenda një dite në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy