Numër rekord i të shëruarve sot: 534 pacientë e fitojnë betejën me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numër rekord të të shëruarve nga coronavirusi ka regjistruar sot Instituti për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar 534 pacientë, prej të cilëve shumica janë nga Shkupi (353).

Më pas në Kumanovë-61, Dibër-17, Shtip-27, Prilep-5, Tetovë-17, Strugë-4, Veles-4, Ohër-3, Gostivar-14, Strumicë-4, Krushevë-1, Koçani-2, Probishtip-8, Shën Nikollë-5, Kërçovë-7, Resnjë-2.

Me rastet e sotme të të shëruarve, numri i përgjithshëm i tyre arrin në 6554. Ndërsa viktima kanë qenë 486 pacientë.

Advertisement

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 10.754, kurse raste aktive për momentin janë 3714./Telegrafi/

Numër rekord i të shëruarve sot: 534 pacientë e fitojnë betejën me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy