Kriza në Lindjen e Mesme, Cameron udhëton drejt Izraelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kriza në Lindjen e Mesme, Cameron udhëton drejt Izraelit

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, mbërriti në Jerusalem në mëngjes për të pasur një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Siç tha ai në deklaratat e tij, udhëtimi i tij tregon solidaritetin e Britanisë me Izraelin pas sulmit nga Irani, por gjithashtu shtoi se Britania shpreson në një përgjigje të matur nga izraelitët.

“Ne me të drejtë i kemi bërë të qarta pikëpamjet tona për atë që duhet të ndodhë më pas, por është e qartë se izraelitët po marrin një vendim për të vepruar. Shpresojmë se ata do ta bëjnë atë në një mënyrë që të rezultojë në përshkallëzimin më të vogël të mundshëm. Dhe në një mënyrë që , siç thashë dje, do të jetë më e zgjuar se sa mizore, por nevoja e vërtetë është që të kthehet fokusi tek Hamasi, tek pengjet, tek marrja e ndihmës, tek një pauzë në konfliktin në Gaza”, tha Lord Cameron.

Përveç Netanyahu, Sekretari i Jashtëm britanik pritet të takohet edhe me liderë të tjerë politikë izraelitë, si dhe të udhëtojë në Bregun Perëndimor.

Advertisement

Një bisedë telefonike me Netanyahu ka pasur të martën edhe kryeministri britanik Rishi Sunak.

Sipas Downing Street, Sunak ripohoi mbështetjen e palëkundur të Britanisë për Izraelin dhe Netanyahu e falënderoi atë për ndihmën e Britanisë në zmbrapsjen e sulmit iranian të së shtunës. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy