Kroatët votojnë për Parlamentin/ Votimet, me maska dhe duke respektuar higjienën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kroatët votojnë për Parlamentin/ Votimet, me maska dhe duke respektuar  higjienën

Qytetarët kroatë po votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e re. më shumë se 3.8 milionë qytetarë me të drejtë vote i janë drejtuar 7 mijë qendrave, të cilat janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në orën 19.

Por në këto zgjedhje, ndryshe nga herët e kaluara, procesi i votimit po zhvillohet duke respektuar masat e distancimit social dhe higjienës, për shkak të pandemisë.

Përveç maskave mbrojtëse, votuesit janë të detyruar të dezinfektojnë duart, të marrin stilolapsin e tyre dhe të respektojnë distancën minimale të kërkuar.

Ndërsa personat e infektuar janë të lejuar të votojnë me ndihmën e një personi të afërt të autorizuar, po ashtu edhe personat që janë në izolim, numri it ë cilëve e kalon shifrën 5000.

Advertisement

Qytetarët kroatë do të zgjedhin 151 përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Partia e kryeministrit Andrej Plenkoviç, Bashkimi Demokratik Kroat shpreson një tjetër mandat dhe garon përballë rivalit kryesor i aleancës “Rinisja”, e udhëhequr nga Davor Bernardiç, nga Partia Social Demokratike.

Plenkoviç tha se shpreson që qytetarët të dalin sa më shumë në votime për të vendosur se duan vazhdimin e punës për një të ardhme më të mirë.

ANDREJ PLENKOVICC

Advertisement

KRYEMINISTER I KROACISE

Sot, një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë po marrin pjesë në votime. Kjo është një ditë takimi ku qytetarët shprehin vullnetin e tyre për vazhdimin e punës për përmirësimin e Kroacisë. Po ashtu rekomandimet e ekspertëve përzhvillimin e zgjedhjeve në situatë pandemie janë respektuar”

Ndërsa kundërshtari i tij, Davor Bernardiç tha se shpreson që këto zgjedhje të vendosin për një fitore të bindshme.

Megjithatë sondazhet paraprake tregojnë se dy partitë do të fitojnë më pak se çerekun e votave, që do të thotë se fituesi i zgjedhjeve duhet të krijojë koalicion, që të arrijë numrin prej 76 ulëseve në parlamenti.

Advertisement

Në vend të tretë pritet të dalë Partia Populiste e këngëtarit Miroslav Skoro, me rreth 11 për qind.

Kroatët votojnë për Parlamentin/ Votimet, me maska dhe duke respektuar higjienën shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy