Kryebashkiakja e Parisit do të shpallë kandidaturën për presidencialet e 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryebashkiakja e Parisit do të shpallë kandidaturën për presidencialet e 2022

Kishte prej kohësh që përflitej, por tani do të bëhet realitet. Kryebashkiakja socialiste e Parisit, Anne Hidalgo, pritet të shpallë kandidaturën e saj në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2022 të dielën. Kjo u raportua nga disa anëtarë të Partisë Socialiste, të cituar nga media franceze.

Knadidatura e saj do të jetë ndër kandidaturat e shumta për funksionin suprem në të majtën franceze. Francezja me origjinë spanjolle, e rizgjedhur në vitin 2020 për të drejtuar komunën e Parisit, Hidalgo pritet të konfirmojë ambiciet e saj presidenciale me rastin e një misioni të së dielës në Rouen, në Francën perëndimore, kryetari i të cilit Nicolas Mayer-Rossignol është një aleat i ngushtë i saj.

Emri i kryebashkiakes Hidalgo do t’i shtohet listës së gjatë të kandidatëve të mundshëm ose të deklaruar të së majtës, përfshirë Jean-Luc Mélenchon (e majta ekstreme), ish-socialisti Arnaud Montebourg, komunisti Fabien Roussel apo edhe kandidati që do të zgjidhet në primaret ekologjike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy