Kryebashkiaku i Kievit: “Luftime të ashpra pranë qytetit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryebashkiaku i Kievit: “Luftime të ashpra pranë qytetit”

Kryebashkiaku i  Kievit, Vitaliy Klitschko tha se beteja “të mëdha” po zhvillohen në veri dhe lindje të kryeqytetit ukrainas.

Këtë e raporton The Guardian. Klitschko ka lëshuar një paralajmërim për banorët që janë larguar nga qyteti. 

Guvernatori rajonal i Kievit tha sot se forcat ruse po tërhiqeshin në disa zona rreth kryeqytetit, por po forconin pozicionet e tyre në disa pozicione të tjera. 

 

Nderkohe Kryebashkiaku i Chernihiv, një qytet në Ukrainën veriore, tha se bombardimet ruse shkatërruan departamentin onkologjik të një spitali.

 

“Disa plumba goditën drejtpërdrejt spitalin rajonal dhe një nga ndërtesat, njësia e tumorit, u shkatërrua plotësisht. Tre persona u plagosën rëndë,” tha kryebashkiaku Vladyslav Atroshenko për CNN.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy