Kryeministri britanik: Ukraina nuk do të anëtarësohet së shpejti në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri britanik: Ukraina nuk do të anëtarësohet së shpejti në NATO

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha të mërkurën se “nuk ka asnjë mundësi që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”.

 

Johnson tha se e kupton presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili të martën në një video-telefonatë me të dhe përfaqësues të vendeve të tjera në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës, shprehu zhgënjimin e tij që Ukraina nuk ishte lejuar të anëtarësohej në NATO.

 

Advertisement

“Kjo është e vërteta dhe ne thjesht duhet ta pranojmë ashtu siç është”, tha Johnson.

 

“Kam biseduar me Volodymyr Zelenskyn përsëri dje (të martën) dhe sigurisht e kuptoj atë që ai po thotë për NATO-n. Dhe, të gjithë kanë thënë gjithmonë – dhe ne e kemi bërë të qartë edhe për Putinin – se nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”, shtoi Johnson.

 

Advertisement

Kryeministri britanik tha se vendimet në lidhje me të ardhmen e Ukrainës duhet “të merren nga populli ukrainas dhe udhëheqësi i tyre”, dhe u zotua se Britania do të vazhdojë ta “mbështesë” Zelenskyn.

 

“Gjëja më e rëndësishme është se agresioni i Putinit, sulmet e tij absolutisht barbare ndaj Ukrainës duhet të ndalen”, shtoi kryeministri Johnson.

 

Advertisement

Përmes një video-lidhjeje, Zelensky tha të martën se “NATO-ja është aleanca më e fortë në botë, por “disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

 

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe Zelensky ka kërkuar disa herë nga NATO-ja që të vendosë zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.

 

Advertisement

NATO-ja ka refuzuar, duke thënë se një veprim i tillë do të mund ta përshkallëzonte konfliktin në përmasat e një lufte të tretë botërore./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy