Kryeministri gjerman Scholz: Putin ka frikë nga demokracia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri gjerman Scholz: Putin ka frikë nga demokracia

Presidenti rus Vladimir Putin ka frikë nga shkëndija e demokracisë që po përhapet në vendin e tij, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë për mediat gjermane.

 

Kancelari akuzoi presidentin rus se sipas tij po përpiqet të ndajë Evropën dhe të kthehet në një botë të dominuar nga sferat e ndikimit.

 

Advertisement

OLAF SCHOLZ

KANCELARI GJERMAN

 

Presidenti rus duhet të pranojë se ekziston një komunitet i demokracive të bazuara në ligj. Ai qartazi ka frikë nga shkëndija e demokracisë që përhapet në vendin e tij.

Advertisement

 

Në lidhje me aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE dhe me qasjen e Rusisë për këtë nismë, Scholz tha se Unionin nuk përbën kërcënim për Rusinë.

 

OLAF SCHOLZ

Advertisement

KANCELARI GJERMAN

 

BE-ja nuk është një aleancë ushtarake dhe NATO nuk është një kërcënim për Rusinë. Presidenti rus duhet të pranojë se një komunitet i demokracive dhe shteteve kushtetuese po afrohet gjithnjë e më shumë në lagjen e tij. Prandaj prej vitesh ai ka ndjekur një politikë që synon shpërbërjen e NATO-s dhe BE-së. Ai dëshiron një Evropë të ndarë dhe një kthim në një politikë të zonave të ndikimit. Ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë.

 

Advertisement

Pretendimet e kompanisë ruse shtetërore të naftës “Gazprom” se reduktoi furnizimin në Europë për shkak të defekteve, kancelari gjerman i quajti të pabesueshme.

 

OLAF SCHOLZ

KANCELARI GJERMAN

Advertisement

Ky justifikim nuk është i besueshëm.

 

Scholz paralajmëroi se rritja e çmimeve të energjisë do të jetë për një kohë të gjatë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy