Ku gaboi Italia me koronavirusin? Conte në prokurori, familjarët e viktimave: U bënë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ku gaboi Italia me koronavirusin? Conte në prokurori, familjarët e viktimave: U bënë…

Ku gaboi Italia me koronavirusin? Conte në prokurori, familjarët e viktimave: U bënë…

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, do të merret në pyetje si pjesë e një hetimi të drejtuar nga të afërmit e viktimave të koronavirusit, të cilët pretendojnë se janë bërë gabime në fillesat e pandemisë.

Prokurorët në Bergamo, provinca lombarde e goditur më së shumti nga virusi, do të marrin në pyetje edhe ministrin e shëndetësisë, Roberto Speranza dhe ministren e brendshme, Luciana Lamorgese, lidhur me dështimin e autoriteteve për të vënë në karantinë qytetet Alzano Lombardo dhe Nembro pas shpërthimit epidemik atje.

Familjarët e dëshpëruar të të viktimave Covid-19 paraqitën 50 ankesat e para për prokurorët e Bergamos pas nxitën një hetim për neglizhencë të mundshme kriminale.

Advertisement

Dosjet u mblodhën nga anëtarët e NOI Denunceremo (Ne denoncojmë), një grup I krijuar në rrjetin social Facebook. “Ne nuk kemi identifikuar fajtorë në këto dosje, por folëm me prokurorin dhe sqaruam se qëllimi ynë kryesor është të zbulojmë të vërtetën,” tha Luca Fusco, presidenti i NOI Denunceremo.

“Ne nuk jemi të interesuar për dënime, thjesht duam të kuptojmë se çfarë ndodhi. Nëse e kuptojmë se çfarë ndodhi, ne mund të ndryshojmë një sistem që bëri gabime, ”shtoi ai. Bergamo ka regjistruar deri tani 13.600 infektime nga koronavirusi dhe mbi 3.000 vdekje, sipas të dhënave zyrtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy