“Kujdes nga vaksina false”/ Europol: Grupet kriminale ofrojnë produkte të rreme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kujdes nga vaksina false”/ Europol: Grupet kriminale ofrojnë produkte të rreme

Rreziku se grupe te strukturuara kriminale të krijojnë vaksina false te koronavirusit është shumë i lartë. Kete paralajmerim e ka bere drejtoresha e Europol, Catherine De Bolle gjate nje interviste per mediat gjermane.

 

“CATHERINE DE BOLLE

DREJTORESHA E EUROPOL

Advertisement

Ne tashmë u kemi dërguar një paralajmërim shteteve anëtare, duke i bërë thirrje të jenë shumë vigjilentë. Ekziston një rrezik real, që grupet kriminale po përpiqen të shfrytëzojnë nevojën për vaksinë, për krimet e tyre. Përmes rrjeteve sociale ata mundohen të shesin vaksinat e rreme.”

 

De Bolle tha se zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë identifikuar raste konkrete ku ne mediat socile ofrohen vaksina false.

 

Advertisement

“Mashtrimi mund të ketë dy forma: vaksinat që porositen dhe paguhen online  nuk dorëzohen kurrë, ose vaksinat e ofruara janë false. Nëse bëheni viktimë e një mashtrimi të tillë, sigurisht që mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore”

 

Europol njoftoi se departamentet e policisë në të gjithë Bashkimin Evropian po punojnë për të mbrojtur transportin e vaksinës.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy