minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Kuman kthehet në “shtëpi”/ Braktis Holandën për të drejtuar Barcelonën - Struga.info


Kuman kthehet në “shtëpi”/ Braktis Holandën për të drejtuar Barcelonën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuman kthehet në “shtëpi”/ Braktis Holandën për të drejtuar Barcelonën

Barcelona ka zyrtarizuar atë që tashmë ishte formale, emërimin në krye të ekipit të trajnerit të ri Ronaldo Kuman. Fillimisht, 57 vjecari ishte paraqitur në zyrat e federatës holandeze të futbollit për të zgjidhur kontratën që e mbante të lidhur si trajner i tulipaneve deri në 2022. Menjehere sapo u zgjidh kjo çështje, klubi katalanas nxitoi të konfirmonte këtë të mërkurë se tekniku ka firmosur një kontrate me klubin deri në 30 qershor 2022. Zëvëndës i tij do të jetë Alfred Shreuder, ish trajner I Hoffenheim dhe zevendes i Ten Hag ne sezonin fantastik tek Ajaks vitin e kaluar si dhe Henrik Larsson, ish lojtar I Barcelonës kampione e Europës në 2006. Për Kuman ky është një rikthim në shtëpi pasi ka qënë futbollist nga 1989-1995 ku ka shenuar mes te tjerash 88 gola. Madje një gol I tij në 1992 kundër Sampdorias I dha suksesin në finale e kupës së kampioneve. Në Spanjë ai ka drejtuar edhe Valencian me të cilën fitoi kupën ndërsa prej 2018 ishte në krye te Holandës. Ronald Kuman zëvëndëson Setien shkarkuar pas disfatës së rëndë në Champions 8 me 2 kundër Barcelonës, një levizje qe u pasua edhe me shkarkimin e drejtorit sportive Erik Abidal. Tashmë pritet me shumë interes se cfarë do të ndodhe me organiken e lojtarëve. Mbetet për tu sqaruar pozicioni I Messit ndonëse presidenti Bartomeu tha se “pleshti” dhe disa lojtarë të tjerë janë të paprekshëm.

The post Kuman kthehet në “shtëpi”/ Braktis Holandën për të drejtuar Barcelonën appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy