Kur forca e jetës mposht dhimbjen/ Vajza 10-vjeçe nxirret e gjallë pas 90 orësh, iu krye operacion nën rrënoja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kur forca e jetës mposht dhimbjen/ Vajza 10-vjeçe nxirret e gjallë pas 90 orësh, iu krye operacion nën rrënoja

Shkon në 22 mijë numri I viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi Sirinë dhe Turqinë.

 

18.342 viktima deri tani janë të konfirmuar nga autoritetet e Ankarasë, ndërsa mbi 3.300 të raportuar në territorin sirian, nga ku informacioni vjen në mënyrë më të fragmentuar.

 

Advertisement

Për momentin në Turqi, së bashku me mbrojtjen civile lokale, punojnë rreth 6500 shpëtimtarë nga 56 vende të botës dhe anëtarë të 16 organizatave ndërkombëtare.

 

Situata është edhe më komplekse në Siri , në një territor të ndarë midis pjesës së kontrolluar nga forcat e presidentit Bashar al Assad dhe atyre në duart e rebelëve.

 

Advertisement

Ndonëse cdo orë që kalon zbeh në mënyrë drastike shpëtimin e jeteve njerezore, mrekullite nuk mungojnë,

 

Një vajzë 10-vjeçare është gjetur e gjallë pas 90 orësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Hatay të Turqisë .

 

Advertisement

Hilal Bilgi u shpëtua pas 90 orësh nën rrënoja.

 

Për të shpëtuar vajzën, raporton gazeta turke Hurriyet, ekipet hapën një tunel: ishte nën një bllok betoni dhe, me miratimin e të afërmve, u vendos që t’i amputohej krahu me një operacion të kryer nën rrënoja. Në tërmet vogëlushja humbi prindërit dhe 3 vëllezërit e motrat./Tgcom

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy