Kush është shqiptari që mori pakon me kanabis me vlerë 119 mijë paund në Britani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush është shqiptari që mori pakon me kanabis me vlerë 119 mijë paund në Britani

Një 23-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim në Angli, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Ergys Metajn. Mediat britanike shkruajnë se i riu bashkëpunonte me një bandë shqiptare, e cila i dërgonte pako me kanabis në mënyrë që 23-vjeçari t’i shiste në Angli.

Policia britanike arrestoi 1 vit më pare shqiptarin në flagrancë në banesën e tij. Në banesën e shqiptarit policia britanilke gjeti kanabis me vlerë 119,736 paund.

Gjatë seancës që u zhvillua dje në Britani, gjyqtari tha se i pandehuri kishte ardhur në Irlandë me një pasaportë të rreme greke.

Advertisement

Metaj deklaroi se kishte ardhur në Irlandë në shkurt të vitit 2022. Gruaja e tij aktualisht jeton në strehimin e refugjatëve në Sligo. Çifti kanë një fëmijë tetë muajsh. Gjatë dëshmisë së tij në gjyq Ergys Metaj tha se kur erdhi për herë të parë në Sligo punoi në një lavazh. Metaj tha se u përfshi në punët e drogës për shkak të një borxhi që kishte./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy