“Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”, Meta për 28-vjetorin e vrasjes nga mafia të Falcone-s: Rivendosi forcën e shtetit ligjor dhe riktheu besimin e qytetarëve te Drejtësia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”, Meta për 28-vjetorin e vrasjes nga mafia të Falcone-s: Rivendosi forcën e shtetit ligjor dhe riktheu besimin e qytetarëve te Drejtësia

Ilir Meta i ka kushtuar sot një shënim në facebook 28-vjetorit të vdekjes së kryeprokurorit të Siçilisë Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia në Itali.

Meta e nis me një citim të Falcone-s, i cili thotë se koka nuk duhet ulur para krimit.

Më tej Meta thotë se Falconë ishtë një nga ata të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtësia.

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë’.

Advertisement

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia,”-shkruan Meta. (TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy