Kush hyri në rezidencën e Biden? Republikanët duan listën e vizitorëve; Shtëpia e Bardhë: Nuk ka regjistër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas kërkesës së republikanëve për të parë listën e vizitorëve të cilët kanë hyrë në rezidencën ku u gjetën dokumentet e klasifikuara të presidentit Joe Biden ka ardhur përgjigjja nga Shtëpia e Bardhë. Në deklaratën e saj thuhet  se nuk ekzistojnë regjistra të vizitorëve pasi bëhet fjalë për një banesë private.

 

“Si çdo president gjatë dekadave të fundit të historisë moderne, rezidenca e tij personale është personale. Por me marrjen e detyrës, Presidenti Biden riktheu traditën e mbajtjes së regjistrave të vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë publikimin e rregullt të tyre, pasi administrata e mëparshme ndërpreu një praktikë të tillë”

 

Advertisement

Paraardhësi republikan i Biden, Donald Trump, nuk publikonte regjistrat e vizitorëve në Shtëpinë e Bardhë gjatë katër viteve të tij në detyrë duke hequr dorë nga një prej traditave të presidencës amerikane.

 

Kërkesa për publikimin e regjistrit të vizitave të rezidencës së presidentit Biden erdhi pasi republikanet duan të krahasojnë çështjen e dokumenteve të Biden me atë të ish presidentit Trump, i cili përballet me një hetim penal federal për mënyrën se si trajtoi dokumentet e klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021.

 

Advertisement

Ndër të tjera Shtëpia e Bardhë theksoi se ekipi i presidentit Biden i dorëzoi dokumentet që ka gjetur. Ndërsa Trump nuk e bëri këtë deri në një bastisje të FBI-së në muajin gusht në shtëpinë e tij në Florida.

 

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland emëroi një prokuror të posaçëm për të hetuar trajtimin e dokumenteve të ndjeshme të qeverisë nga Xho Biden. Po ashtu një prokuror tjetër i posaçëm po heton trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti Trump.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy