Kush janë krerët e IS-K? SHBA nis gjuetinë ndaj Shahab al Muhajir

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush janë krerët e IS-K? SHBA nis gjuetinë ndaj Shahab al Muhajir

Njëri pas tjetrit, gjithë “trashëgimtarët”, u vranë!

Shahab al Muhajir e di se e duan të vdekur.

Sulmi me dron i amerikanëve ku u vra një planifikues i IS-K, i kujtoi dy gjëra Mjahir-it: Dronët janë të gjithë nëpër këmbë dhe mbi të gjitha, lufta është në një fazë të re.

Pentagoni ka premtuar se sulmet do të vijojnë, për të marrë hak ndaj masakrës në Kabul.

Advertisement

Pikërisht për këtë fakt, kreu i degës së Shtetit Islamik në Afganista, Shahab al Muhajir, duhet të fillojë të mendojë mbi këtë fakt.

Nuk dihet ende saktësisht se ku është ai. Ndoshta në rajonin e Nanghahar-it, në kufi me Pakistanin. Ose ndoshta, është strehuar edhe më në lindje të Afganistanit. E rëndësishme, është se për këto çaste, ai është një ndër personat më të kërkuar nga inteligjenca amerikane.

Historia – thjeshtësisht – nis si e tillë.

IS-K fillimisht erdhi nga jashtë, për t’u sprapsur më pas nga një ofensivë e ushtrisë në Islamabad.

Advertisement

Ata ishin të nxitur nga një duzinë eksponentësh talebanë pakistanezë. Kryesisht, pjesë, ishin militantë të republikave të Azisë qendrore. Kjo koloni, u rrit falë tolerancës që i dha inteligjenca e Kabulit.

Hamendësimet nga kjo e fundit, arrinin deri aty sa të mendonin se IS-K, mund ta përdornin kundër pakistanezëve.

Por, ata përfituan nga kjo neglizhencë, duke u fuqizuar e duke rekrutuar persona të rinj. Ndër ta, edhe fëmijë, të cilët i stërvitën për të dhënë gjithçka në luftë.

Bërthama e organizatës u shpall besnike ndaj Kalifit, duke marrë mbrapsht shpërblime. Më pas, financime erdhën vetvetiu nga vetë Shteti Islamik, donatorë në Gjirin Persik dhe vendosja e taksave të ndryshme.

Advertisement

Kjo rritje politike e IS-K, u ndoq nga rritja ushtarake-teroriste. Sulme të mëdha filluan.

Qëllimi? Një linjë xhihadiste ndërkombëtare.

Khorasan

Rajoni Khorasan, i cili nuk përfshihet vetëm në Afganistan, u bë shënjestra e guerilëve talebanë. Po ashtu, e SHBA-ve dhe së fundmi edhe e Qeverisë afgane.

Themeluesi i parë (emiri), Hafiz Saeed Khan, u shënjestrua nga një raketë në vitin 2016.

Advertisement

I njëjti fat shkoi edhe për të gjithë ata, të cilët e pasuan atë. Abdul Hasib, Abu Sayed dhe Abu Saad Orakzai, u vranë në sulme të ngjashme. E njëjta gjë më pas, ndodhi me një zëdhënës shtypi dhe ndonjë eksponent tjetër. Këto humbje për IS-K ishin të rëndësishme, por jo vendimtare.

Ndërsa tashmë që al Muhajir është në komandë, është si të ketë dërguar vetë kalifi një menaxher për t’i dhënë drejtim situatës.

Këtë rritje në detyrë, Muhajir e ka shpërblyer me sulme kamikazë, goditje në disa burgje dhe komunitete etnike.

Për familjet e martirëve, 400 deri 800 dollarë në muaj. Qëllimi? Shkatërrimi i jetëve, shkaktimi i tensioneve.

Advertisement

Ndoshta, SHBA-të dhe talebanët mund të bashkojnë forcat për t’i bërë ballë atyre. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë.

Deri më tani, përgjigja ka qenë vetëm amerikane. Por, edhe talebanët, nuk janë fort të kënaqur me çfarë ndodhi në aeroportin që së shpejti, do të kalojë nën kontrollin e tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy