La pas një fëmijë, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali, familja hap dyert e mortit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
La pas një fëmijë, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali, familja hap dyert e mortit

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën dje në një aksident tragjik në Verona të Italisë.

Akisdenti që i mori jetën të riut shqiptar ndodhi kur kamioni që Haris po drejtonte u përplas me një tjetër kamion, i cili ishte i ndaluar në autostradë.

Haris Shala
Haris Shala

Mediat në Itali raportojnë se aksidenti dyshohet të ketë ndoshur nga shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

Viktima ishte baba i një vajze të vogël. Ai punonte si kamionist që të siguronte të ardhura për familjen e tij. Mësohet se në tetor të vitit 2021 Haris humbi kushëririn e tij Besmirin, i cili vdiq në një aksident të rëndë rrugor.

Advertisement

Ndërkohë familja e të riut ka hapur dyert e mortit. Kushërira e tij Herta ka folur për mediat në Itali dhe ka thënë se familja e 25-vjeçarit është shkatërruar nga humbja e papritur e Harisit./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy