
Të gjithë qytetarë qe kane marre vaksinen e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave si dhe personat që vijnë nga lista e gjelber do të udhetojnë lirshëm ne vendët anëtare të unionit.
27 vendet e BE arritën konsensusin për të miratuar propozimin e komisionit europian. Udhetimi me kufizime sherben vetëm për të vaksinuarit me Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson , AstraZeneca dhe vaksinen kineze Sinopharm .
Sipas zyrtareve evropianë lista e vendeve të sigurta bazuar në kriteret epidemiologjike do të finalizohet këtë të premte ndërsa masat e reja pritet të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme.
Kriteri aktual që një vend të cilësohet sigurt është që të mos ketë më shumë se 25 raste të reja Covid-19 për 100,000 banore.
Shtetet anëtare do të kenë mundësinë për të ndryshuar këto masa nëse e shohin të arsyeshme për të kërkuar edhe teste negative PCR ose karantina për vizitorë të caktuar.