Libri i ri mbi Donald Trump dhe telefonata urgjente: Jam dakord, ai është i çmendur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Libri i ri mbi Donald Trump dhe telefonata urgjente: Jam dakord, ai është i çmendur

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në SHBA, Gjeneral Mark Milley telefonoi fshehurazi homologun e tij kinez për ta siguruar atë se Shtetet e Bashkuara nuk do të sulmonin Kinën. Prapaskenat për gjithçka që ndodhi ditët e kalimit të pushtetit nga Trump te Biden janë publikuar në librin që kanë botuar gazetarët e “Washington Post”, që pritet që të shkaktojë reagime të shumta.

Zyrtari i lartë i Pentagonit ishte aq i shqetësuar për gjendjen mendore të Donald Trump drejt fundit të presidencës republikane, saqë ai fshehurazi ndërmori hapa për të shmangur një luftë me Kinën, sipas librit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Mark Milley telefonoi fshehurazi homologun e tij kinez për ta siguruar atë se Shtetet e Bashkuara nuk do të sulmonin Kinën, thonë gazetarët e Washington Post Bob Woodward dhe Robert Costa në librin e tyre.

Sipas fragmenteve të botuara nga gazeta dhe të transmetuar në CNN, gjenerali u kërkoi vartësve të tij të mos i bindeshin një urdhri të mundshëm ekstrem të Trump, veçanërisht në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore, pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale.

Advertisement

Inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundimin se Kina po merrte në konsideratë një sulm të afërt amerikan, kështu që shefi i shtabit telefonoi gjeneralin Li Chuocheng dy herë: më 30 tetor, vetëm disa ditë para zgjedhjeve amerikane dhe më 8 janar, pas sulmit të mbështetësve të Trump në Kapitol.

Gjeneral Lee, dua t’ju siguroj se shteti amerikan është i qëndrueshëm dhe gjithçka do të jetë mirë” i tha gjenerali amerikan, sipas librit, i cili bazohet në dëshmitë anonime të rreth 200 zyrtarëve amerikanë. “Ne nuk do t’ju sulmojmë, as nuk do të kryejmë operacione ushtarake kundër jush” e siguroi ai.

Arsyeja për telefonatën e dytë ishte pjesërisht komunikimi telefonik që gjenerali kishte me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e cila e pyeti se cilat janë masat mbrojtëse për të parandaluar një “president të paqëndrueshëm”. “Ai është i zemëruar. Ju e dini që ai është i çmendur” tha Pelosi, ndërsa gjenerali u përgjigj, “Unë jam dakord me ty për gjithçka“.

Mark Milley gjithashtu thirri dy herë udhëheqjen e shtabit të përgjithshëm për t’u thënë se nëse Trump urdhëronte një sulm bërthamor, ai duhej të ishte informuar paraprakisht. Duke parë në sytë e tyre, ai kërkoi nga të gjithë oficerët që ishin mbledhur të konfirmonin se ata e kishin kuptuar saktë, rrëfejnë Woodward dhe Costa, sipas të cilëve ishte një “betim”.

Advertisement

Milley gjithashtu kërkoi monitorimin e çdo sjellje të Donald Trump. Por ai ishte i bindur se bëri atë që mundi për të “parandaluar një prishje historike në rendin ndërkombëtar, për të shmangur një luftë me Kinën ose të tjerët“. (ABC)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy