Liderja e Tajvanit: Nuk gjunjëzohemi para Kinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Liderja e Tajvanit: Nuk gjunjëzohemi para Kinës

Tajvani do të vazhdojë të përforcojë mbrojtjen e tij për t`u siguruar që askush të mos e detyrojë dot ishullin të pranojë rrugën e Kinës, e cila nuk nuk ofron as liri, e as demokraci deklaroi presidentja tajvaneze Tsai Ing-Ëen.

Në përgjigjen e saj të fortë ndaj Pekinit, ajo e bëri të qartë se janë të përgatitur për luftë, edhe pse siç tha, ishulli nuk do të veprojë në mënyrë të nxituar:

“Ne shpresojmë në një zbutje të tensioneve në të gjithë ngushticën e Tajvanit. Por askush të mos ketë iluzionin se populli tajvanez do të gjunjëzohet përpara presioneve. Ne do të vazhdojmë të demonstrojmë vullnetin tonë për të mbrojtur veten“.

Advertisement

Të shtunën në Pekin, Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të realizonte “ribashkimin paqësor” me Tajvanin dhe nuk përmendi drejtpërdrejt përdorimin e forcës pas javës së tensioneve me Tajvanin që ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare.

Tajvani reagoi me zemërim ndaj fjalimit, duke thënë se vetëm populli i Tajvanit ka të drejtë të vendosë për fatet e veta.

Kina refuzon të flasë me Presidenten Tsai, e rizgjedhur me një shumicë dërrmuese vitin e kaluar me premtim për t’i bërë ballë Pekinit, ndërsa Pekini e cilëson atë si separatiste.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy