Lituania njofton dhurimin e 4.5 milionë fishekëve për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lituania njofton dhurimin e 4.5 milionë fishekëve për Ukrainën

Lituania ka njoftuar se ka dhuruar 4.5 milionë fishekë për Ukrainën. Lajmi u njoftua të premten nga Ministria e Mbrojtjes e vendit. Në deklaratë, Lituani thekson pozicionimin e saj krah Ukrainës në konfliktin me Rusinë.

 

“Lituania vazhdon të ofrojë mbështetje të pandërprerë ushtarake për Ukrainën dhe sot i dorëzoi një milion e gjysmë municione në vendin ndërluftues”, tha ministria në një deklaratë. “Mbështetja ushtarake e transferuar nga Lituania në Ukrainë tashmë përfshin helikopterë Mi-8, armë kundërajrore L-70 me municion, transportues të blinduar të personelit M113, miliona fishekë, municion granatahedhës”.

 

Advertisement

Gjithashtu, paralajmëroi të tjera ndihma ushtarake në vazhdim.

 

“Sistemet e lëshimit të raketave NASAMS, anti-dronët, pajisjet logjistike dhe mbështetje të tjera së shpejti do të transferohen në Ukrainë”, shtoi ai. 

 

Advertisement

Lituania gjithashtu ka trajnuar rregullisht ushtarë ukrainas dhe kontributi i saj është ndër më të lartët për sa i përket përqindjes së PBB-së.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy