Live nga Wuhan-i për “Vizion Plus”/ Gazetari: Kinezët e kanë harruar virusin, rrugët plot me turistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur vendet e tjera, përfshirë Shqipërinë, akoma luftojnë me koronavirusin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Wuhan-in.

I njohur ndryshe si vendi ku shpërtheu pandemia, sot Wuhan-i është rikthyer në jetën normale.

Advertisement

Për herë të parë në mediet shqiptare, gazetari Edison Myrteza solli për “Vizion Plus” pamje live nga Wuhan-i.

Gjatë një interviste live nga rrugët e qytetit kinez për emisionin “7 pa 5”, me gazetarin Thimi Samarxhiu dhe Hilda Gorica, gazetari tregoi se njerëzit jetojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Advertisement

Diçka që vlen të përmendet është se Wuhan-i nuk ka më asnjë rregull anti-COVID dhe mirëpret mijëra turistë.

“Ndodhem në Wuhan, në districtin më të madh të Wuhan-it. Ka shumë njerëz në rrugë. Ka ndërtesa të larta, makina që lëvizin pafund, turistë pafund. Njerëzit janë fare të shpërqendruar, nuk ka më asnjë problem. Wuhan-i i një viti më parë duket sikur e ka harruar koronavirusin, nuk ke nevojë për maska. Dhe askush nuk të kërkon llogari nëse nuk maskë. Në vendet publike nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës, përveç transportit. Njerëzit ecin shumë normalisht, duket sikur nuk ka patur kurrë virus më përpara. Wuhan-i është hapur prej muajsh 100%, përvceç studentëve ndërkombëtarë që nuk janë lejuar ende, me urdhër qeverie, jo vetëm në Wuhan, por edhe në Pekin. Nuk mbahet as distancë, lokalet janë plot. Turistët janë pafund. Nuk ka shumë nga Wuhan, por nga Kina, me mijëra e mijëra turistë. Kam thënë që është e pamundur që jam në Wuhan, në atë Wuhan që ishte shkretëtirë. Nuk është më ai Wuhan-i që kemi parë dhe përjetuar. Nuk kemi frikë, thonë njerëzit, jemi të qetë, ajo që ka kaluar, ka kaluar tashmë. Nuk kërkohet më testi, më shumë kërkohet për ata që hyjnë nga jashtë. Çdo ditë në Kinë ka 10 apo 15 raste të reja, pasi kanë bërë testin, futen në karantinë, marrin trajtimin e duhur dhe kaq.”

Edison Myrteza tregoi pamje live edhe nga tregu i peshkut, që pretendohet se ka nisur gjithçka. Sot tregu është i mbyllur, tha ai për “7 pa 5”.

Advertisement

“Tregu, pjesa e hyrjeve është e mbuluar me disa pllaka metalike që tregojnë se është mbyllur totalisht, nuk futesh dot brenda. Është pastruar gjithçka, komplet, por ndërtesa është jashtë funksionit. Ndërtesa është vetëm disa metra larg nga unë.”

Wuhan-i është ndryshe nga Pekini, ku disa masa janë ende në fuqi dhe maska kërkohet me detyrim. Ndërsa në Wuhan nuk ka më as punë online. Gazetari Edison Myrteza u shpreh se procesi i vaksinimit atje po ecën me ritme të kënaqshme, ku deri tani janë imunizuar 300 milionë persona. Ai vetë ka marrë dozën e parë të vaksinës kineze dhe është në pritje të dozës së dytë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy