Londra mbështet Izraelin: Vendimi i GJND-së do të forcojë Hamasin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Londra mbështet Izraelin: Vendimi i GJND-së do të forcojë Hamasin

Qeveria britanike ka kritikuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), e cila po i kërkon Izraelit të përfundojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, me arsyetimin se vendimi do të forcojë grupin militant palestinez Hamas.

Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara urdhëroi dje Izraelin që të ndalojë menjëherë operacionet e tij ushtarake në Rafah, siç kërkohet nga Afrika e Jugut.

“Arsyeja që nuk ka armëpushim është sepse Hamasi refuzoi një marrëveshje shumë bujare për lirimin e pengjeve nga Izraeli. Ndërhyrja e këtyre gjykatave, do të përforcojë pikëpamjen e Hamasit se mund të vazhdojnë të mbajnë pengje dhe të qëndrojnë në Gaza. Nëse kjo ndodh nuk do të ketë paqe dhe zgjidhje me dy shtete”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike mbrëmë vonë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy