Lufta Armeni-Azerbajxhan deri tani ka lënë pas 95 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta Armeni-Azerbajxhan deri tani ka lënë pas 95 viktima

Në ditën e tretë të luftës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë numërohen më shumë se 95 viktima dhe qindra të plagosur ndërsa përplasjet për rajonin e Nagorni Karabakut vijojnë me të njëjtin intensitet.

Këshilli i sigurimit i OKB, në mbledhjen urgjente të kësaj të marte pritet të dalë me një deklaratë të përbashkët mbi përshkallëzimin më të ashpër të konfliktit mes dy ish-republikave Sovjetike, që nga viti 2016.

Advertisement

Udhëheqësi i Nagorni-Karabakut, Arayik Harutyunyan tha në një konferencë për shtyp se “Kjo është një luftë për jetë a vdekje.” Rajoni, një enklavë etnike armene brenda Azerbajxhanit, shpalli pavarësinë në vitin 1990 pas një lufte që la pas rreth 30,000 të vdekur.

Përshkallëzimi i konfliktit që nuk po gjen zgjidhje për më shumë se tre dekada, rrezikon të përfshijë në përplasje edhe Rusinë, Iranin dhe Turqinë.

Advertisement

Rusia, e cila ka një aleancë ushtarake me Armeninë, shet armë të sofistikuara me vlerë miliarda dollarë si në Baku ashtu edhe në Jerevan. Nga ana tjetër, Armenia ka akuzuar Turqinë, e cila mbështet Azerbajxhanin turqishtfolës, për ndërhyrje në konflikt.

Lufta Armeni-Azerbajxhan deri tani ka lënë pas 95 viktima shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy